AKTUALITET, 29 Shtator 2017, 16:16

VIDEO/ Arlind Qori ministres Nikolla: Gënjeshtrën e ke profesion

VIDEO/ Arlind Qori ministres Nikolla: Gënjeshtrën e ke profesion

Aktivisti dhe pedagogu Arlind Qori, është përplasur për herë të parë, ballë për ballë me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në emisionin Top Show. Qori dhe grupimi politik ku ai bën pjesë, Oraganizata Politike, e kanë kritikuar shpesh ministren Nikolla dhe reformën në arsim, duke e konsideruar atë një reformë klienteliste që favorizon universitetet private dhe dëmton ato publike.

Të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra, duke e quajtur njëri tjetrin gënjeshtarë. Debati lidhej me akreditimin e universiteteve nga një institucion britanik, të cilin ministrja e konsideron një proces të pakontestueshëm, ndërsa Qori vë në pikëpyetje konfidencialitetin e këtij raporti, dhe publikim e tij me qëllim që universitetet private të rekrutojnë sa më shumë studentë. / TPZ.AL / 

Ndiqni debatin në videon më poshtë: