TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një lidhje telefonike, për emisionin “Të Paekspozuarit”, ish deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli akuzoi Lulzim Bashën për mungesë morali por edhe legjitimiteti brenda Partisë Demokratike.
Topalli: Opozita sot po bën një lojë të trukuar. Sot është një opozitë në pikën e moskthimit, ndërkohë që po jetojmë në një situatë me varfëri, korrupsion etj. Ideologjia, është zhdukur nga dy partitë. Opozita po lufton në mënyrë hipokrtike dhe po bëhet qesharake. Basha flet për kauzën e votës, por vetë e manipulon atë. Lidershipit i mungon morali dhe legjitimteti .
E pyetur nëse do të krijojë një parti të re, apo do ti bashkohet ndonjë projekti tjetër politik, Topalli la të kuptohej se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, sepse ajo beson ende në vlerat e Partisë Demokratike.
Topalli: Tradhëtia e kauzës është shitje e forcës politike. Ai e tradhëtoi çadrën dhe hyri në një marrëveshje që edhe sot nuk dihet. Ajo marrëveshje s'kishte asgjë për refornën në drejtësi, ishte një marrëveshje mes dy personave. Në skenën politike është krijuar një vakum i madh, që uroj të mbushet, pasi s'ka opozitë. Unë besoj se PD, ka brenda nerv politik dhe idealist. Votat që kanë munguar më 23 qershor, janë kundër Bashës. Ne do të vazhdojmë betejën brenda PD-së. Unë kam bindje se Basha nuk është i legjitimuar në atë karrige. Tpz.al
Emisioni i plotë: