AKTUALITET, 29 Shtator 2017, 10:35

VIDEO/ Kapen 325 kg kanabis në Skrapar, shoqërohen banorët e zonës

VIDEO/ Kapen 325 kg kanabis në Skrapar, shoqërohen banorët e

Policia e Shtetit njofton se janë sekuestruar 325kg kanabis, në fshatin Potom të Skraparit. Policia ka shoqëruar banorë të zonës, por ende nuk janë kryer arrestime.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva Sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike e dyshura Cannabis Sattiva Shoqërohen 5 banorë të zonës si autorë të dyshuar

Më datë 28.09.2017, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në vijim të punës për goditjen e vepritarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë konstatuar se: Në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

VIDEO:

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/09/video-1506673459.mp4"][/video]