TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia njofton se një sherr për motive ende të paqarta për pak sa nuk është kthyer në një masakër në periferi të Tiranës. Në një local pranë rrugës Gjergj Legisi janë qëlluar 4 persona ndërsa autorët sicc ndodh rëndom në kësi rastesh janë larguar në drejtim të paditur.
Më datë 29.09.2017,rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën "Gjergji Legisi", pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.
Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën. Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Përfundon njoftimin e saj policia. Krimi në vend nuk ka të ndalur dhe policia duket se mbërrin gjithmonë pas ngjarjeve të rënda dhe nuk arrin të arrestojë autorët.
TPZ.AL