TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike është e bindur se aksidenti në Memaliaj, ku mbeti i plagosur 59 vjeçari Axhem Mërtiri është kryer nga Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Panganika. Në një njoftim për mediat, Enkelejd Alibeaj shkruan se Panganika “është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e nevojshme qytetarit, por tashmë po tenton të manipulojë ngjarjen”. Sipas demokratëve, drejtori i policisë e rregulloi makinën në servis pas aksidentit, duke tentuar të mbyllë çështjen.
“Kjo ngjarje, e gjitha e filmuar, tregon sjelljen e paprecedentë të kreut të policisë së një qarku. Sjellja e këtij kryepolici vërteton gjendjen e Policisë së Shtetit, ku shefat e saj janë mbi ligjin dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qindra oficerë të tjerë të ndershëm të Policisë së Shtetit. Kjo është e vërteta. Policia ka kapitulluar përballë krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe nuk garanton dot sigurinë e qytetarëve. Ky është realiteti i qeverisë së Edi Ramës, me krimin që zotëron vendin, me drogën që blen zgjedhjet, me kryepolicë që nuk duan t’ia dinë për ligjin” shkruan Alibeaj.
Goditja ka ndodhur në këndin më të largët në pamjen që ka kamera dhe për arsye dhe të natës nuk duket qartë.
Por kamera ka filmuar momentin kur drejtuesi i automjetit frenon dhe disa çaste më vonë pasi ikën nga vendi i ngjarjes rikthehet dhe në këto momente dëshmitarët thonë se drejtuesi i mjetit i ka pyetur çfarë ka ndodhur. Video është publikuar nga Oranews: