AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 22:03

Sejamini për Bashën: Kur kryetari bën listën, ajo është parti autokratike

Sejamini për Bashën: Kur kryetari bën listën, ajo

Neritan Sejamini, analist për çështje të ekonomisë, shprehet në emisionin “Të Paekspozuarit” se opozita e sotme duhet të punojë fort për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, PD duhet të demokratizohet dhe këtë ta nisë nga krijimi i listave të deputetëve, që sot i bën kryetari.

Sejamini: Partia Demokratike humbi zgjedhjet, një arsye pse humbi zgjedhjet ishin edhe taktikat që ndoqi kryetari Basha. PD është në një moment historik të saj, dhe ajo sot ose duhet të rikrijohet ose s’mund të vazhdoj dot më, duhet të fusë demokracinë e brëndëshme. Në një parti ku kryetari bën listën është parti autokratike. Duhet të bëhet Parti Demokratike e mirfilltë. Sot ajo duhet të demokratizohet. PD duhet të krijojë besim, laternativë për zgjedhjet ë 2021.

Ndërkohë Fatos Lubonja, shprehet se Partia Demokratike flet për çdo gjë, por veç për ekonominë nuk kemi dëgjuar ndonjë akuzë.

Lubonja: PD flet për cdo gjë, për Ruçin, për krimin dhe nuk flet për ekonominë, as për qëndrat tregtrae, nuk thot asnjë fjalë. Kjo parti duhet të shkojë te njerzit, jo të bëjë lojë në sipërfaqe.