AKTUALITET, 29 Shtator 2017, 10:30

Në Meksikë, pas uraganit “Maria” bie shi peshqish

Në Meksikë, pas uraganit “Maria” bie shi peshqish

Në Tamaulipas të Meksikës, qyteti bregdetar Tampico njohu një dukuri të pazakontë. Shiu i të martës, ra mbi qytet i shoqëruar me… peshq.

Në fotografitë nga agjencia AP, shqfaqen katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar.

Sipas ‘U.S Library o Congress’, fenomeni është raportuar që nga kohët e lashta.

Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë, mund të jenë shkaktarët për përthithjen e peshqve në ajër, kur ata ngrihen derisa të bien në tokë.