TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Lubonja lëshoi disa akuza të forta ndaj qeverisë aktuale për mënyrën e të bërit shtet. Duke folur për “Të Paekspozuarit”, analisti u shpreh se vendi ynë është drejt degradimit dhe kjo shihet tek festat jo normale dhe bombastike, në të cilat ata marrin pjesë.
Lubonja: Shqipëria ka degraduar totalisht, për mos përmendur festat që bëjmë ne, që shkojnë ministra dhe kryeministri. Kjo tregon kapje dhe ky nuk është një sistem normal. Unë mendoj që Shqipëria është më afër atyre vendeve ku lindi pranvera arabe.
Lubonja foli edhe për largimin e shqiptarëve dhe sipas tij këto largime masive vijnë për shkak se qytetarët kanë humbur shpresën.
Lubonja tha se opozita ka disa probleme, por më kryesorja ndër tyre është se nuk ka denoncuar oligarkët. Tpz.al
Emisioni i plotë: