AKTUALITET, 29 Shtator 2017, 11:35

Makinat e blinduara të sekuestruara në Tiranë, janë të Emiljano Shullazit

4 makinat e blinduara te sekuestruara një ditë më parë nga policia e Tiranës i përkasin bandës së Emiljano Shullazit.

Burime nga prokuroria e Tiranës thonë se të 4 mjetet e blinduara ishin te parkuara në një garazh ne zonën e Komunës se Parisit.

Informacioni se katër makinat e blinduara janë të trafikuara nga vendet e BE, u dha nga SHISH.

Njëra prej tyre ishte me targa false.

Policia njoftoi një ditë më parë se u seksuestruan 4 mjete te blinduara, 2 audi e 2 mercedes benz ne kuadër te opecionit "Vjeshtë 2017".

Po në njoftim nuk jepej asnje detaj qoftë për pronarët e mjete te trafikuara apo per vendin ku u sekuestruan.

Edhe pas interesimit zyrtar, ky informacion nuk u dha as nga dretjuesit e policisë së Tiranës.

Gjithashtu se njëra prej mjeteve është përdorur nga P.S, mik i Emiljano Shullazit./Lapsi.al

 

 

VIDEO: 

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/09/video-sot-.mp4"][/video]