TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë seancës-maratonë të ditës së djeshme, që u mbyll rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, Kuvendi votoi pro ligjit për strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Kopmisionit të Pavarur të Kualifikimit, po ashtu për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publlik, propozuar këto nga komisioni i ligjeve.
Kuvendi nuk i miratoi amendamentet e PD-së dhe LSI-së, lidhur me strukturën organike të këtyre organeve.
Ne të njëjtën kohë u pranua edhe dekreti i Presidentit të Republikës, mbi kthimin e ligjit për miratimin e integruar të mbetjeve urbane, ligj për të cilin, deputetët e Partisë Demokratike votuan kundër, ndërsa abstenuan ata të Partisë Socialiste.
Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017, akt për të cilin kërkohej shumicë e thjeshtë votash.
Gjithashtu, u votuan me 127 vota pro edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit, me shtete si Britania e Madhe, Gjermania dhe Suedia.