TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shtetasin Adrian Qiqi, 38 vjeç, pasi ka kanosur me armë zjarri, kallashnikov, dy shtetas të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Kanos me armë zjarri dy shtetas. Policia arreston 38 vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit tip "Kallashnikov". Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë arrestuan shtetasin :
- Adrian Qiqi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky shtetas në rrugën "Ali Banushi", për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip "Kallashnikov", shtetasit E.E., 24 vjeç dhe R.K., 26 vjeç ( të dy banues në Tiranë).
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale : - Arma e zjarrit tip "Kallashnikov". Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.