TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Imami i njohur Elvis Naçi, pak kohë më parë ka bërë disa deklarata që kanë shkaktuar debate të shumta.
Imami fajëson femrat pse burrat tradhtojnë duke u shprehur që ajo duhet të dalë e zbukuruar para burrit dhe ta mbajë veten.
“Bashkëshorte e vërtet është ajo që kur e shikon bashkëshortin gëzohet, e pret me kënaqësi. Nëqoftëse ti e pret burrin ashtu siç je ngritur nga gjumi, ai do hapë sytë tek gratë e huaja. Nëse do bashkëshorti të afrohet tek bashkëshortja në darkë dhe ajo nuk afrohet, engjujt e mallkojnë deri në mëngjes”, thotë Elvis Naçi.
“Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që si jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, duhet të zbukurohet, të jetë afër tij. Nëqoftëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë. Po shkoi një femër 150 kile, ah mbaroi familja”, shprehet ai.
Video po bën xhiron në rrjete sociale dhe po komentohet jo vetëm nga publiku, por edhe nga personazhe të njohur si këngëtarja Barbana Dini apo moderatorja Fatma Haxhialiu.
“Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhtojne! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat ne fajtor! Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Ky tip femre që duhet ti “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretetirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve!
Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk egziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçke gabi.
Meqënëse, mesa kam parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd ne rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram do dëshiroja që dhe interpretimet e tua ti përshtateshin nivelit të kohës”, shkruan Barbana.
Ndërsa Fatma shkruan:
“Pra po të tradhëtoi burri je e shëmtuar, e pambajtur, e shëndoshë, mirë ta bën se nuk pranon të përdhunohesh dmth të bësh seks edhe pa dëshire, se atij i bëhet mooo e ka fiziologjikeee. Është faji yttt femër. Ndërkohe burrit i lejohet të jetë obeze, të vijë era derr, të mos e kontrolloj dot mikun në pantallona, se burrë është.
Dhe nëqoftëse të tradhëton e ke bërë ti që të të tradhëtojë, se s’ke ditur me e mbajt dhe të kanë mallkuar dhe engjejt se ke mbjell shthurrje, duke mos ja lënë burrit.
Kot një pyetje, nëqoftëse tradhëton gruaja? Hahahahaaa ok qesha shumë, se normal do vritet me gur, lavirja bishtperdredhur”./Gazeta Tema
https://www.facebook.com/AdemRamadanifaqjazyrtare/videos/1808160529213456/