TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Historike! Kosova U-19 kualifikohet në “Elite Round” për kualifikueset e Europianit të asaj moshe.
Pas fitores me Izraelin (2-1), Kosova fitoi sot 3-0 me Lituaninë, duke zënë vendin e dytë në grupin e 6-të, pas Austrisë së vendit të parë që fitoi 2-0 me izraelitët. Ndeshjet u luajtën me sistem grumbullimi në Austri.
Leotrim Kryeziu ishte ai që hapi serinë e golave, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin 1-0 të Kosovës, ndërkohë që i njëjti lojtar me nisjen e pjesës së dytë dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 48-të.
Dy minuta më pas ishte Gentrit Limani ai që realizoi golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi dhe bëri realitet ëndrrën dhe objektivin e trajnerit Ramiz Krasniqi. /d.f./TPZ.AL/
