AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 17:55

Njihuni me motrën e Kim Yong-un, "trurin" e pushtetit të tij

Njihuni me motrën e Kim Yong-un, "trurin" e pushtetit të tij

 

* Justin McCurry, The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL 

Promovimi i Yo-Yong, motrës së liderit Suprem, Kim Yong-un në byronë politike, tregon se Kim Yong-un ka besim absolut tek motra e tij. Thuhet se ajo është "truri" që kuron imazhin e Liderit Suprem.

Yo-jong është katër vjet më e vogël se vëllai i saj dhe nuk është shfaqur në publik deri ne vitin 2010. Nga ai vit, Yo-jong është fotografuar me të atin Kim Jong-il, dhe është parë me vëllain në funeralin e babait të tyre në Dhjetor të vitit 2011.

Yo-jong nuk është përmendur në median shtetërore deri në vitin 2014, kur ajo shoqëroi të vëllain, në zgjedhjet e Asamblesë Popullore. U përfol se ajo mori nën kontroll drejtimin e vendit kur Kim Yong-un pati një mungesë për shkak të problemeve shëndetësore.

Që prej marrjes së pushtetit nga Kim Yong-un, motra e tij e ka shoqëruar në shumë evente.

Promovimi i Yo-jong, tregon se vëllai i saj ka një besim absolut në aftësinë e saj, dhe pozicioni i saj si një nga dy gratë më të fuqishme të Koresë së Veriut, së bashku me gruan e Kim Yong-un, tashmë është çimentuar.

Yo-jong u caktua zëvendës drejtore e  departamentit të agjitacion propagandës të partisë, në vitin 2014. Ajo e përdoi këtë pozicion përt ë ngritur një kult rreth personalitetit të vëllait të saj, për ta paraqitur atë si një burrë dashamirës dhe të hapur. Thuhet se ajo e ka bindur Kimin të marrë pjesë në vizita në parqe, shkolla, në shtëpitë e njerëzve të ndryshëm dhe të ketë një miqësi me ish yllin e NBA, Dennis Rodman.

Lidhjet familjare me Kim Yong-un nuk janë një garanci për një jetë të rehatshme, apo qoftë edhe për mbijetesën, siç e dëshmoi shkarkimi i shumë zyrtarëve të qeverisë apo ushtrisë si dhe vrasjet dhe eleminimet e disa personave. Kim Yong-un urdhëroi vrasjen e xhaxhait të tij dhe të këshilltarit të afërt, Jang Song-thaek. Gjithashtu ai është i dyshuari kryesor në vrasjen e gjysëm vëllait të tij, Kim Jong-nam, në aerportin e Kuala Lumpur në shkurt.

Megjithatë Kim dhe Yo-jong, kanë të njëjtën nënë: Ko Yong-hui, një japoneze kërcimtare, që mendohet se ka qenë partnerja e tretë e Kim Jong-il.

Ekspertët thonë se ngjitja e Yo-jong në detyrë tregon se vëllai i saj po e vendos atë në vendin që mbante halla e tij, Kim Kyong-hui. Emërimi i saj tregon se ka një ndryshim brezash, dhe Kim po kërkon të ndryshojë personelin që i shërbente babait të tij.

"Nëpërmjet ndryshimeve në personel, Kim Yong-un po mbyll bashkëjetesën e tij me regjimin e babait të tij Kim Jong-il dhe në këtë mënyrë po ndodh një ndryshim brezash në parti" u shpreh një profesor i Universitetit të Seulit.

Shumë pak dihet për jetën private të Yo-jong, pas përfundimit të edukimit të saj në 2007. Në fund të vitit 2008, ajo filloi të përgatisë ngjitjen e vëllait të saj në pushtet, një punë me rëndësi madhore pasi babai i tyre kishte pësuar dy infarkte.

Thuhet se ajo është martuar me Choe Song, djalin e zv. kryetarit të Partisë së Popullit  në vitin 2015 dhe se ka lindur një fëmijë në atë vit.

Yo-jong nuk i ka shpëtuar vëmendjes së autoriteteve amerikane, të cilët në Janar e kanë vendosur atë në listën a zezë për shkak të abuzimeve të rënda me të drejtat e njeriut.

* Justin McCurry, The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL