AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 16:48

Shqipëri-Itali, apo Italia B vs. Italia A? Ja 8 italianët e Kuqezinjve

Shqipëri-Itali, apo Italia B vs. Italia A? Ja 8 italianët e Kuqezinjve
Shqipëri-Itali, apo Italia B vs. Italia A? Ja 8 italianët e Kuqezinjve Një Shqipëri me nuanca të theksuara italiane ajo pritet të zbresë në “Loro Boriçi”. Jo vetëm për faktin se, trajneri aktual i Shqipërisë është një italian, Kristian Panuçi - ashtu si dhe paraardhësi i tij, Xhani De Biazi, - por ajo se formacioni që ka ideuar “komisari teknik” i Kuqezinjve, ka në 11-shen e tij, pesë lojtarë që luajnë në Itali, Serie A dhe Serie B. Italianët njihen për “katenaçon”, mbrojtjen hermetike. Dhe Panuçi ka në formacion 3 “italianë” në repartin e prapavijës: Berishën (Atalanta, Itali, Serie A); Hysajn (Napoli, Itali, Serie A), Ajetin (Krotone, Itali, Serie A), ndërsa në mesfushë janë Basha (Bari, Itali, Serie B)  dhe Memushaj (Benevento, Itali, Serie A). Për të mos harruar se te lojtarët e grumbulluar janë dhe Berat Gjimshti (Benevento, Serie A), Frederik Veseli (Empoli, Seria B), Emanuele Ndoj (Breshia, Serie B). Pra, në total janë tetë futbollistë të Kombëtares që luajnë në Itali.

FORMACIONET E MUNDSHME

SHQIPËRIA (4-1-4-1) – Trajneri Kristian Panuçi do të rreshtojë një në portë Berishën (Atalanta, Itali); ndërsa reparti i mbrojtjes do të kompozohet më Hysajn (Napoli, Itali), Ajetin (Krotone, Itali), Mavrajn (Hamburg) dhe kapitenin Agolli (Karabak). Mesfusha do të përbëhet nga Kaçe (PAOK), Basha (Bari, Itali), Memushaj (Benevento, Itali), Roshi (Akhmat Grozni, Rusi), Grezda (Osijek, Kroaci). Në sulm i vetëm do të jetë Sadiku (Legia e Varshavës, Poloni). ITALIA (4-2-4) - Trajneri Xhan Paolo Ventura do të hedhë një formacion tërësisht me karakter sulmues 4-2-4, me kapitenin Bufon (Juventus) të palëvizshëm në porttë. Përpara tij do të rreshtohet Darmian (Mançester Junaitid) Bonuçi (Milan), Kielini (Juventus) dhe Spinacola (Atalanta). Mesfusha do të përbehet nga Parolo (Lacio) dhe Galjardini (Inter). Vija sulmuese: Kandreva (Inter), Imobile (Lacio), Eder (Inter) dhe Insinje (Napoli). /d.f/TPZ.AL/