AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 08:53

Dhuna në familje, arrestohet 55 vjeçari në Elbasan

Dhuna në familje, arrestohet 55 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin G. G., 55 vjeç, me banim në këtë qytet. Ai akuzohet se ka dhunuar gruan e tij, 54 vjeçaren I.G. dhe ka kanosur djalin e tij 30 vjeçar, D.G. Materialet i kanë kaluar prokurorisë, ndërsa i arrestuari do të hetohet për akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Dhuna në familje është një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, ndërsa çështja doli në sipërfaqe para disa ditëve, me vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi, nga ish bashkëshorti i saj. Që nga ky moment, policia raportoi se shumë viktima të dhunës në familje janë sensibilizuar dhe po bëjnë kallëzimet në rajonet përkatëse.