AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 12:27

Vlorë, arrestohet i kërkuari për trafik droge

Vlorë, arrestohet i kërkuari për trafik droge

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Bëhet fjalë për 51 vjeçarin Bardhul Myrselaj, nga qyteti i Ballshit, që ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, në Itali.

Myrselaj do të qendrojë në ambientet e paraburgimit, në pritje për t’u ekstraduar drejt Romës, ku do të gjykohet nga gjykatat italiane, për akuzat e lartpërmendura.

TPZ.AL