AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 12:57

Komplikacione në shëndetin e nxënësve, ndërpritet mësimi në Gjegjan

Komplikacione në shëndetin e nxënësve, ndërpritet

Shkolla e fshatit Gjegjan, në bashkinë e Pukës, ka ndërprerë procesin mësimor, pasi gjashtë nxënës kanë shfaqur probleme shëndetësore. Këta të fundit janë transportuar drejt spitalit të Pukës, ku do të ekzaminohet për të gjetur shkaqet e këtyre komplikacioneve.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, që te nxënësit shfaqen probleme shëndetësore në ambientet e shkollës, ndaj është vendosur ndërprerja e menjëherëshme e procesit mësimor. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të bashkisë Pukë, Gjon Gonaj, që ka kërkuar zbardhje të shkaqeve që sjellin komplikacione në shëndetin e nxënësve.