AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 14:06

Qeveria franceze: Nëse Katalonja shpall pavarësinë, del direkt nga Bashkimi Europian

Qeveria franceze: Nëse Katalonja shpall pavarësinë, del direkt

Zyrtarë të qeverisë franceze, janë shprehur se nuk do ta njohin pavarësinë e Katalonjës, nëse kjo krahinë autonome vendos të ndahet nga Spanja. Katalonja do të përjashtohet automatikisht nga BE-ja nëse ndahet nga Spanja.

Ministrja për Europën, Nathalie Loiseau u shpreh se kriza e Spanjës dhe Katalonjës duhet të zgjidhet me dialog të brendshëm.

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, pritet të flasë përpara parlamentin të martën. Nuk ka asnjë shenjë të ndonjë kompromisi të mundshëm me Madridin.

BURIMI: BBC / TPZ.AL