TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu I Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro ishte sot në Durrës, për të inspektuar heqjen e tabelave nga aksi rrugor Shkozet-Plepa. Qendro u shpreh i bindur për të çuar deri në fund aksionin e qeverisë për pastrimin e rrugëve kombëtare nga tabelat e jashtëligjshme, të vendosura në anë të tyre, të cilat shpesh bëhen burim për shpërqëndrimin e drejtuesve të mjeteve dhe aksidentet.
Kreu i ARRSH-së theksoi se do të ketë ndjekje penale për të gjithë personat, të cilët do të tentojnë te rivendosin sërish tabelat e hequra nga rruga, nga ana e Autoritetit Rrugor. Vendimi për pastrimin e të gjithë akseve kombëtare nga tabelat e jashtëligjshme, ishte nga të parët e qeverisë ‘Rama 2’ .
TPZ.AL