AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 15:44

Lulzim Basha: Edi Rama peng i oligarkëve...por nuk thotë emrat e tyre

Lulzim Basha: Edi Rama peng i oligarkëve...por nuk thotë emrat e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Basha paralamëroi se aksioni i opozitës do të intensifikohet dhe në Kuvend do të fillojnë seancat e pyetjeve për kryeministrin.

Basha u shpreh se kryeministri po mundohet t'i mbyllë gojën opozitës, përmes Gramoz Ruçit. Ai tha se Partia Socialiste është e gjitha në funksion të aleancës me krimin.

Basha u ndal edhe tek oligarkët, duke e akuzuar kryeministrin se është peng i tyre, por nuk permendi ndonjë emër konkret. Edhe në çadër, në periudhën më rebele të tij, Basha fliste shpesh për oligarkët por e kishte të vështirë të thoshte emrat e tyre dhe lidhjet që kanë me kryeministrin. / TPZ.AL /