TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit njofton se kanë rënë në pranga, katër shtetas të cilët kryenin vjedhje te kodrat e Liqenit Artificial. Këta shtetas vidhnin kryesisht aparate të shtrenjta telefonik të markës "Apple" apo "Samsung".
VIDEO:
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/video-hajdutet-liqeni-.mp4"][/video]
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:
• E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë
• K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.
• E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë
• A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t'i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:
- 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "IPhone 7", shtetasit L. R.
- 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung S5", shtetasit K. Gj.
- 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave "Samsung S7 EG" dhe "IPhone 5S", shtetasve T. H. dhe R. C.
- 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung Galaxy S6", shtetases E. G.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
- Një "IPhone 7", në pronësi të shtetasit L. R.
- Një "Samsung S 5", në pronësi të shtetasit K. Gj.
- Një "Samsung S 7 EG", në pronësi të shtetasit T. H.
- 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
- Një krehër pistolete pa fishekë.
- Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 283 të Kodit Penal.
TPZ.AL