AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 09:41

Vlorë, përfshihet nga flakët automjeti i punonjësit të policisë

Vlorë, përfshihet nga flakët automjeti i punonjësit të

Një automjet tip ‘Benz’, është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, mëngjesin e sotëm. Automjeti ishte I parkuar në anë të rrugës dhe i përkiste një punonjësi policie, me iniciale DH.N.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakëve, ndrësa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në mjet. Ende nuk mund të thuhet nëse flakët erdhën si pasojë e ndonjë defekti teknik, apo zjarrvënia ishte e qëllimshme.