TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekonomisti amerikan Richard H. Thaler nga Universiteti i Çikagos është nderuar sot me me çmimin Nobel në Ekonomi, për kontributin e tij në ekonominë e sjelljes. Thaler 72 vjeç është aktualisht profesor në Universitetin “Booth School of Business” të Çikagos, i cili hulumtoi pasojat e racionalitetit të kufizuar, preferencave sociale dhe mungesën e vetëkontrollit. “Ai ka treguar se si këto tipare njerëzore ndikojnë sistematikisht në vendimet individuale, si dhe në rezultatet e tregut. Kontributet e tij kanë ndërtuar një urë midis analizave ekonomike dhe psikologjike të vendimmarrjes individuale", -tha juria.
Çmimi i ekonomisë, i quajtur zyrtarisht Çmimi “Sveriges Riksbank” në Shkencat Ekonomike, u krijua në vitin 1968 dhe fituesi do të largohet me çmim prej 9 milionë dollarësh. Vitin e kaluar ishin Oliver Hart dhe Bengt Holmstrom, të cilët u nderuan për punën e tyre në përmirësimin e hartimit të kontratave, marrëveshjeve që lidhin së bashku punonjësit me punëdhënësit, apo kompanitë me klientët e tyre.
Çmimi Nobel në Ekonomi jepet pas dorëzimit të trofeve prestigjiozë në fushat e tjera, si Fiziologjia apo Mjekësia, fituar nga Jeffrey C. Hall, Michael Rosbash dhe Michael Ë. Young; Nobeli i Fizikës i fituar nga Rainer Ëeiis, Kip Thorne dhe Barry Barish; ai i Kimisë i fituar nga Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson; Nobeli i Letërsisë i fituar nga Kazuo Ishiguro; si dhe Nobeli i Paqes i fituar nga organizimi kundër Armëve Bërthamore.