AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 13:42

Trafikantët në drejtim të paditur, policia kap vetëm gomonen...

Trafikantët në drejtim të paditur, policia kap vetëm

Policia ka njoftuar se ditën e djeshme, në bashkëpunim me Guradia di Finanzën italiane, ka qenë në ndjekje të një gomoje me motor të fuqishëm, e cila po transportonte lëndë narkotike drejt Italisë. Sipas policisë, trafikantët kur kanë kuptuar se do të kapeshin nëse i afroheshin më tej Italisë, kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri. Gjatë kthimit ata kanë hedhur lëndën narkotike në det, dhe janë zhdukur. Policia ka arritur të gjejë vetëm gomonen. Bëhet e ditur se trafikantët dhe lënda narkotike janë në kërkim.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit Mbrëmjen e djeshme, pas një ndjekje të gjatë në det, që nisi nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Roja Bregdetare, Guardia di Finanza në Vlorë u sekuestrua një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi. Ndjekja ka zgjatur disa orë.

Ndjekja ka nisur në ujrat territoriale shqiptare, dhe falë bashkëpunimit në kohë reale me Policine italiane nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari, mjeti u gjurmua nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX. Skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, falë ndjekjes nga 3 njësitë policore në të dy vendet, 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë.

Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtesi kane dale ne breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar. Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tyre. Vijojnë operacionet e kërkimit të lëndës narkotike të hedhur në det nga trafikantët. Në këtë operacion janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit, Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanzas.

TPZ.AL