Gazeta Express: Ja si manipuloi lajmin Mira Kazhani për t'i shpëtuar gjyqit të Ledion Liços
TPZ
Ledion Liço ka paditur gazetaren e njohur Mira Kazhani, për një shkrim të botuar në portalin që ajo drejton prej disa muajsh, “Tirana Post”.
Ndërsa Lico, moderator i njohur ne TOp Chnnel, njëherësh bashkëshort i Sara Hoxhës, vajzës së bashkëpronares së Top Channel Vjollca Hoxha, kërkon vetëm ndjesë publike nga Kazhani dhe jo dëmshpërblim në vlerë monetare, skandali qëndron pas manipulimit që gazetarja ka bërë për t’ia hedhur paq kësaj padie. Drejtuesja e Tirana Post ka përdorur Gazetën Express duke e cituar si burim të shkrimit të botuar në portalin e saj, ndërkohë që as titulli dhe as shkrimi i Gazetës Express nuk janë cituar korrekt.
Shkrimi bën fjalë për një foto që Ledion Lico ka postuar në InstaStory me djalin e tij të vogël, London Noor, teksa të dy kanë qenë në muzeun “Shtëpia e Gjethes” në Tiranë.
Në lajmin e postuar në “Tirana Post” theksi vihej tek kritikat ndaj Ledionit si prind, dhe se si një foshnje e vogël nuk duhet kurrsesi të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër që ka kaluar vendi ynë. “London Noor shkon në muze për hir të babi Ledionit”, është titulli i shkrimit në “Tirana Post”.
Ky titull dhe mënyra se si ishte formuluar shkrimi, ka bërë që Ledion Lico t’i drejtohet gjykatës me një padi kundër gazetares. I kontaktuar nga "Gazeta Express" Liço konfirmon se avokati i ka dërguar në zyrë padinë gazetares Kazhani, ku nëpërmjet saj kërkon një ndjesë publike nga ana e këtij portali për shkrimin e botuar dhe jo dëmshpërblim monetar.
Mënjeherë pasi është përballur me padinë, "Tirana Post" e ka parë të arsyeshme që të ndërhyjë në shkrim me një fjali të vetme duke ia ‘faturuar’ shkrimin portalit të “Gazeta Express”, i cili po ashtu foton e Ledionit e ka bërë lajm, por me një përmbajte krejtësisht tjetër.
Shkrimi i botuar fillimisht në Tirana Post të cilin gazetarët e Express e kanë lexuar, për përmbajtjen e të cilit Liço ka paditur Kazhanin, është modifikuar prej ketij portali. Por Mira Kazhani nuk është treguar korrekte pasi shkrimi në portalin e saj ku ajo citon Gazetën Express, nuk ka aspak shkrimin e Express. Madje ndërhyrja është dashakeqe.
Ne shperndarjen e linkut ka mbetur hyrja e shkrimit te vjeter te Tirana Post i cili eshte ndryshuar me tej.Ja çfarë shkruhet në Tirana Post:“Muzetë sapo u bënë më argëtuese”. Sipas gazetës Express mund të jenë vërtetë të tilla për Ledion Liçon dhe djalin e tij të vogël, London”. Ka qenë vetë moderatori, i cili ka publikuar një foto të Londonit në karrocë ku shkruan: “Muzetë sapo u bënë më argëtuese,”-përfundon Ledioni në rrjete sociale
Portali Tirana Post, në një veprim aspak profesional ka përdorur Gazetën Express, për një fjali të shkruar nga vetë Ledion Lico, i cili e kishte bërë mbishkrim në foton e postuar me të birin.
Për këtë “Gazeta Express” ka prova që janë lehtësisht të verifikueshme.
Ky është shkrimi i botuar në Express: “Moderatori Ledion Liço duket se të dielën e ka kaluar me vogëlushin e tij London Noor. Babë e bir së bashku kanë vizituar “Shtëpinë e Gjetheve” .Ka qenë vetë moderatori, i cili ka publikuar një foto të Londonit në karrocë ku shkruan: “Muzetë sapo u bënë më argëtuese,”-përfundon Ledioni në rrjete sociale”
Së pari shkrimi i botuar në “Gazeta Express” nuk kishte në përmbajtje përshkrimin e ambienteve të muzeut siç ishin bërë në shkrimin e parë të botuar në “Tirana Post”, e cila kishte zgjedhur pikërisht portalin tonë për t’i shpëtuar padisë.
Dhe së dyti, nëse shkrimi i referohet një medie tjetër, ai botohet i plotë siç është me citimin e medias (burimi nga është marrë shkrimi) ku në rastin konkret ajo i ishte referuar “Gazeta Express” per nje fjali qe nuk ekziston ne shkrimin e botuar ne Express. Fjalinë për të cilën Ledioni ka kërkuar ndjesë publike, Tirana Post ja ka faturuar Expressit. Per Tirana Post ishte e habitshme sesi nje vizite ne muze mund te ishte argetuese per nje femije!
Gjithsesi ky abuzim nuk e shpëton aspak Kazhanin dhe portalin që drejton që ta konsiderojë të fituar ‘betejën’ me Ledion Liçon pasi ai e ka kërkuar ndjesë publike pikërisht për shkrimin në versionin e parë të botuar në “Tirana Post” dhe jo atë të dytë që ky portal mesa duket e ka zgjedhur që ta zëvendësojë duke shfrytëzuar emrin e Gazetës Express dhe duke abuzuar me përmbajtjen në emër të portalit Express. Nëse padia do të ishte bazuar mbi këtë shkrim në versionin e dytë atëherë e njëjta do të kishte mbërritur edhe në redaksinë tonë, gjë që nuk ka ndodhur.
Veç ndjesës publike ndaj Liços, të cilës Mira Kazhani është mundur t’i shpëtojë përmes një “marifeti” aspak profesional, një e tillë duhet të drejtohet edhe ndaj portalit "Gazeta Express.
Express kontaktoi edhe me moderatorin e njohur Ledion Lico i cili konfirmoi padine por nuk dha me shume detaje per shkak se ja ka lene gjithcka avokatit te tij.
Shkrimi (i modifikuar) i Tirana Post
Dhe si per cudi, shkrimi ne portalin Tirana Post, mbyllet me nje thirrje te kesaj faqeje "Stop Copy&Paste"!
Mira Kazhani