TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burimi: BBC/ Përgatit: TPZ.AL
Një rrjedhje e fundit e 13.4 milionë dokumentave, ka ekspozuar skemën e investimeve gjigande të ultra të pasurve në parajsat fiskale.
13.4 milionë dokumenta i janë dorëzuar gazetës Gjermane “Seuddeutsche Zeitung” dhe më pas një grup mediash kanë bashkëpunuar, përshirë këtu “Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë”, “Panorama (BBC)” dhe “The Guardian”. Identiteti i burimit të këtyre të dhënave nuk është zbuluar.
Sekretari i Tregëtisë, i Donald Trump, mësohet se ka interesa në një firmë e cila bën biznss me rusët që aktualisht janë vendosur nën një regjim sanksionesh nga SHBA-ja.
Këto dokumenta të ekspozuara janë pagëzuar me emrin “Paradise Papers” (letrat e parajsës), përmbajnë rreth 13.4 milionë dokumenta, më së shumti prej një firme kryesore të regjistruar në parajsa fiskale.
Pritet që gjatë kësaj jave të publikohen informacione të cilat do të ekspozojnë financat dhe taksat e qindra personave dhe kompanive.
Shumë prej dokumentave që janë publikuar dhe do të vijojnë të publikohen, lidhen me politikanë, korporata, persona të show-bizit dhe individë shumë të pasur të cilët përdorin mënyra të komplikuara në trust, fondacione dhe kompani guackë, në mënyrë që të mbrojnë pasurinë e tyre nga taksat e larta dhe në mënyrë që të fshehin transaksionet e tyre me një mburojë sekrete.
Një nga asistentët kryesor të kryeministrit të Kanadasë, është përmëndur në këto dokumenta, si i përfshirë në një skemë e cila mund ti ketë kushtuar vendit miliona dollarë të humbura në taksa, një skandal ky që e turpëron kryeministrin Trudeau, i cili ka bërë fushatë për mbylljen e parajsave fiskale.
"Paradise Papers", tregon se edhe Mbretëresha e Anglisë ka qenë e përfshirë në parajsat fiskale. Sipas dokumentave, rreth 10 milionë paund, nga paratë personale të Mbretëreshës, janë investuar në parajsa fiskale.
Këto investime janë bërë në Ishujt Cayman dhe Bermuda.
Nuk ka asgjë të paligjshme në këto investime dhe ato nuk tregojnë se Mbretëresha nuk paguan taksa, megjithatë disa pikëpyetje janë ngritur reth kësaj skeme dhe rreth faktit nëse është etike që Mbretëresha të investojë në këto skema.
Pjesa më e madhe e të dhënave vijnë nga një kompani e quajtur “Appleby”, një kompani që ofron shërbime ligjore, me bazë në Bermuda. Kjo kompani ndihmon klientët të zhvendosin biznesin e tyre në juridiksione me taksa të ulta ose zero.
Investgimi është bërë nga një grup mediash, të cilat kanë hulumtuar dhe ekspozuar këto dokumenta në interes të publikut.
Çfarë jane parajsat fiskale?
Në thelb, parajsat fiskale, janë vende ku nuk aplikohen rregullat si në shtetin tuaj. Në këto vende, kompanitë ose individët mund të transferojnë paratë, asetet dhe fitimet, në mënyrë që të përfitojnë nga taksat e ulta.
Sipas Boston Consulting Group, rreth 10 trilionë dollarë gjenden të parajsa fiskale. Kjo shifër është e barabartë me GDP-në e Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë dhe Francës së bashku.
Kritikët thonë se parajsat fiskale janë të ndërtuara për të ruajtur sekrete dhe kjo i hap rrugë paligjshmërisë dhe pabarazisë. Qeveritë në mbarë botën, kanë bërë përpjekje minimale dhe të ngadalta për ta ndaluar këtë fenomen.
Brooke Harringon thotë se kur të pasurit i shmangen taksave, janë të varfërit ata që paguajnë faturën.
Burimi: BBC/ Përgatit: TPZ.AL