AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 10:46

Rrahu nënën, në kërkim 25-vjeçari nga Elbasani

Rrahu nënën, në kërkim 25-vjeçari nga Elbasani

Dhuna në familje vijon të jetë prezente në shoqërinë shqiptare. Një tjetër rast i rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 25 vjeçar rrahu të ëmën për motive të dobëta.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A.S., 25 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas, në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases R.Sh., 51 vjeçe banuese në Elbasan për të cilën është plotësuar urdhër – mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal./TPZ.AL/

*Më sipër, foto ilustruese