AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 18:06

Precedentët me Italinë, dy humbje dhe asnjë gol i shënuar

Italia vjen për herë të parë në Shqipëri, por midis dy ekipeve ka dy precedentë të mëparshëm: një ndeshje miqësore dhe një zyrtare. Për herë të parë, dy skuadrat u përballën në miqësoren e luajtur në Xhenoa, më 18 nëntor 2014, një ndeshje me karakter solidariteti, pasi edhe të ardhurat do të shkonin për përmbytjet që ndodhën në ato kohë në rajonin e Ligurias. Një ndeshje shumë e mirë e Shqipërisë së drejtuar nga Xhani De Biazi – shtyllë e Sokol Cikalleshit – por e fituar nga Italia e Antonio Kontes, me një gol të Stefano Okakës në minutën e 82-të. Takimi i dytë është zyrtar dhe i përket eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Ndeshja e luajtur në Parlemo (24 mars 2017), u fitua 2-0 nga Italia, tashmë e drejtuar nga Xhan Piero Ventura (në bankinë për Shqipërinë vazhdonet të ishte De Biazi). Golat për “axurrët” mbajnë firmat e Danilo De Rosit (me penallti) në minutën e 12-të dhe Çiro Imobiles në të 71’./d.f./TPZ.AL/

PRECEDENTËT ME ITALINË

Miqësore, 18.11.2014

Itali-Shqipëri 1-0

Shënues: Okaka 82’

* **

Zyrtare, 24.03.2017

Itali-Shqipëri 1-0

Shënues: De Rosi 12’ (p), Imobile 71’