TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim mëngjesin e sotëm, me kryesinë e Partisë Socialiste dhe ministrat e rinj. Në qendër të këtij takimi ka qenë përcaktimi i axhendës parlamentare për ditët në vijim.Gjithashtu, Rama ka folur edhe për reformën zgjedhore dhe diskutimin që do të bëhet për të në seancën e të enjtes, ndërsa në orën 09:00, ka lajmëruar një takim me grupin parlamentar të PS-së.
Në këtë mbledhje, Rama kërkoi që të enjten të zhvillohet një debat konstruktiv për reformën zgjedhore dhe të ruhet fryma e bashkëpunimit me opozitën. “Duhet të bashkëpunojmë me opozitën për reformën zgjëedhore dhe jo vetëm. Duhet të ruajmë frymën e bashkëpunimit, të vendosur në marrëveshjen e 18 majit”, u tha Rama deputetëve të Partisë Socialiste.
Më herët kryeministri Rama ka premtuar se në 100 ditët e para do të krijojë fizionominë e qeverisë së re, ndërsa sot pritet të përcaktohen çështjet më prioritare, për t’u përfshirë në axhendën e Parlamentit.