AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 21:17

Lubonja: Opozita ende nuk ka bërë analizë të humbjes

Lubonja: Opozita ende nuk ka bërë analizë të humbjes

Opozita në udhëkryq, është tema e emisionit “Të Paekspozuarit”, ku janë të ftuar 4 analistë. Fatos Lubonja i qëndron mendimit se opozita sot është e përçarë për shkak se ende nuk është krijuar një debat real për humbjen e 25 qershorit.

Lubonja: Opozita sot është e përçarë. Basha duhet të krijonte mundëesine e një debati për humbjen, por sot problemi i madh që ka opozita është përcarja. Ne sot kemi ngjarje, ku mendoj se Basha duhet të kishte reaguar në mënyrë të rregullt, opozita nuk reagoi në aspektin e formimit të qeverisë, ku Rama tha do të qeverisim me popullin, ky është një nga problemet. Problemi tjetër i madh i opozitës është se çfarë duhet të shikojnë edhe ideologjikisht këto dy parti PD-LSI. Si do shkoj nga oligarkia kjo opozitë, te njerzit të populli, dhe një nga elemenet e rëndësishëm duhet të ishte i mungesës sociale. Pra, duhet një e djathtë sociale, që të tërheqi njerzit, idetë liberale i ka kapur më shumë PS, edhe pse është parti e majtë.

Tpz.al