TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumëkujt i vjen për të qeshur, kur rikujton premtimin për zero ndërtime në Tiranë, i bërë nga Erion Veliaj gjatë fushatës zgjedhore të 2015. Kjo tallje me qytetarët që i votëbesuan mandatin e Kryetarit të Bashkisë, tashmë ka tejkaluar çdo limit.
Nëse del për një shëtitje në Tiranë, mund të shohësh çdo 1 km, pallate duke u ndërtuar dhe komplekse të mëdha, me leje të firmosura nga Erion Veliaj. Disa ngrehina të shëmtura, pa asnjë uniformitet me pallatet ekzistuese, kanë mbytur banorët e kryeqytetit me numrin më të madh të ndërtimeve për frymë. Lejet e ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku Veliaj, jo vetëm që nuk kanë asnjë kriter, por në shumicën e rasteve këto pallate po zaptojnë lulishte dhe hapësira publike.
Përveç kullave dhe grataçelave që do të ngrihen në të katër anët e Tiranës, Veliaj po shton ndjeshëm ritmin edhe me ndërtimet e pallateve të zakonshme për ndërtim. Kjo tendencë rritje për lejet e ndërtimit është pasqyruar edhe nga raporti i INSTAT, i cili vë re se vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2017, lejet e ndërtimit pësuan një rritje me 183 %.
Bashkia e Tiranës kanë dhënë për periudhën janar-qershor 102 leje nga vetëm 36 të tilla të dhëna në të njëjtën periudhë të vitit 2016, apo gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 75,2 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 24,8 %.
Teksa numri i lejeve të ndërtimit po pëson rritje nga tremujori në tremujor, projekte të tjera të mëdha janë prezantuar nga ndërtuesit dhe lejet për to pritet të merren në vijim.
Ndërtimet e reja në Tiranë janë përqendruar në sektorin banesave kryesisht në blloqe të mëdha në periferi dhe në zonë afër qendrës me kulla të mëdha. / TPZ.AL/E.H/
Tpz.al ju sjell disa foto të pallateve që po ndërtohen aktualisht në Tiranë:
Më poshtë raporti i INSTAT:
Tpz.al