AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 18:35

FOTO/ Fatos Nano krah për krah Edi Ramës përpara ndeshjes Shqipëri - Itali

Ish- kryeministri Fatos Nano është parë sot në Teatrin Migjeni në Shkodër, në një event të mbajtur përpara ndeshjes Shqipëri - Itali. Nano ka qenë i ulur në rreshtin e parë sëbashku me Edi Ramën dhe personalitete  dhe të ftuar të rëndësishëm.

Në këtë ceremoni, Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër e cila është duartrokitur herë pas here nga ish kryeministri Nano. Kohët e fundit duket se mardhënia mes Ramës dhe Nanos, ka një përmirësim të dukshëm. / TPZ.AL /