AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 18:59

Çmendet Tërmet Peçi, pikturon Edi Ramën basketbollist në një shkollë të Tepelenës

Faqja online, "Joq", ka publikuar një foto të një palestre në Tepelenë. Foton e ka dërguar një qytetar, që thotë se kjo palestër po rikontruktohet, dhe në murin e saj është pikturuar Edi Rama si basketbollist. Zoti Peçi është kujdesur që topi të futet patjetër në rrjetë, sepse kryeministri ynë nuk mundet kurrësesi të gabojë. Ai është i talentuar dhe ka vlera në çdo fushë, jo vetëm në politikë ku ka siguruar fitoret e famshme "publiçitare". Shumëkush e dinte se Tërmet Peçi e do dhe e respekton shumë liderin Rama, por ky veprim kalon çdo kufi.

Duket se nuk do të jetë e largët dita kur të shohim Edi Ramën si piktor, si rrobaqepës apo si kuzhinier në muret e shkollave të Shqipërisë. tpz.al