AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 10:32

Kryebashkiakja e Barcelonës: Katalonja, një krizë e rëndë territoriale, BE të reflektojë

Shkruar nga Ada Colau, kryebashkiakja e Barcelonës, për "The Guardian" - Pergatiti: TPZ.AL 

BE-ja duhet të ndihmojë qeverinë spanjolle dhe katalane për të gjetur një zgjidhje për Referendumin.

Cështja katalanase është kthyer në krizën më të rëndë territorial, të Europës në vitet e fundit. Ndërkohë që qëllimi për vëtëqeverisje, ka qenë një histori e gjatë, origjina e krizës aktuale mund të gjendet në refuzimet e vazhdueshme nga ana e qeverisë në Madrid për të hyrë në një dialog mbi reformat territoriale spanjolle, që njeh të drejtën e katalanasve për të vendosur të ardhmen e tyre politike.

Nuk është e nevojshme të shihni udhërrefyesin e qeverisë rajonale te katalonjës, për të kuptuar se partia kryesore përgjegjëse për përkeqësimin e situatës ka qënë qeveria e kryeministrit Spanjoll Mariano Rajoy.

Kjo qeveri është zotuar për gjetjen e një zgjidhjeje gjyqësore ndaj një problemi politik që nga viti 2014, kur qeveria në Barcelonë nisi një konsultim jo-detyrues për të vlerësuar opinionet e popullsisë Katalanase mbi pavarësinë. Ne kemi qënë deshmitarë të një gjyqësimi të politikës që nga ajo kohë; një proces që filloi për herë të parë kur ish-presidenti I katalonjës, nënkryetari dhe ministri I arsimit u gjobitën dhe u skualifikuan nga politika.

Ky proces, gjithësesi, hodhi një “ hap cilësor” javën e kaluar duke vënë në rrezik të drejta themelore, me kërcënimin e 700 kryetarëve të komunave, mbylljen e faqeve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile, arrestimin e zyrtarëve të nivelit të lartë rajonal, marrjen në pyetje dhe kërcënimin e drejtorëve të shkollave, ndërhyrjet në

llogaritë e qeverisë rajonale dhe vendosjen massive të forcave të policisë me qëllim parandalimin e qytetarëve të Katalonjës, për të votuar këtë të dielë në referendumin e mbajtur nga qeveria e tyre rajonale.

Ne nuk po përballemi vetëm me mosmarrëveshje institucionale, por dhe me një konflikt shoqëror dhe politik që duhet të zgjidhet me mjete politike. Ka shumë jo-separatistë si ne, të cilët ndonëse kritikojnë rrugën e njëanshme të qeverisë rajonale katalanase, po bëjnë thirrje për zgjidhje me negoiciata sipas vullnetit të 82% të popullsisë katalane, të cilët mbështesin mbajtjen e një referendumi si ai në Skoci. Prandaj është gabim të mendohet se cështja katalanase mund të zgjidhet duke ndërmarrë veprime ligjore kundër përfaqësuesve të saj politikë: kjo rrugë do të sjellë vetëm rritje tensionesh shoqërore dhe bllokimin e cdo mundësie për të gjetur një zgjidhje.

Duke treguar veten të paaftë për të gjetur një zgjidhje gjatë gjithe kësaj kohe, qeveria spanjolle ka lejuar që konflikti Katalanas të përshkallëzohet nga nje mosmarrëveshje e brendshme në një konflikt europian. Europa sot përbëhet nga shtete të ndërlidhura, shoqëri, biznese dhe qytetarë që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Në një kohë kur projekti europian e gjen veten të kërcënuar nga terrorizmi dhe rritja e populizmit ksenofobik dhe politikave izoluese në shtetet kombëtare, Europa nuk mund t’I lejojë vetes një qëndrim pasiv mbi cështjen katalanase, duke parë që ngjarjet që po ndodhin në Barcelonë ndikojnë në Paris, Madrid, Bruksel dhe Berlin gjithashtu.

Bashkimi Europian u krijua si një projekt për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat dhe liritë tona. Mbrojtja e të drejtave themelore të shtetasve Katalanas kundër valës së shtypjes nga shteti spanjoll është njëlloj me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve spanjollë dhe europianë.

Për ata që mendojnë si ne, dhe janë të peërkushtuar për të avancuar drejt një projekti demokratik europian, social dhe liri-dashës, e kanë të vështirë të besojnë se institucionet e Bashkimit Europian jo vetëm që do të mbështesin një situatë që rrezikon të drejtat dhe liritë themelore, por gjithashtu nuk angazhohet për gjetjen e mënyrave për zgjidhje me negociata të konfliktit.

Për këtë arsye, duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Katalonjë, është detyrimi im si kryetare bashkie e kryeqytetit të saj, Barcelonës, t’i kërkoj Komisionit Europian të hapë një vend për ndërmjetësim, midis qeverisë spanjolle dhe katalanase për të gjetur një marrëveshje me negociata dhe zgjidhjen demokratike të konfliktit.

Barcelona është një qytet i paqes, që e do dialogun, dhe pro-europian; e cila është arsyeja  përse shumica e popullsisë së saj dëshiron të votojë. Nuk dëshiron një përplasje me pasoja të paparashikuara. Jam e bindur që as shumica e partnerëve tanë europianë nuk e dëshiron këtë.

* Titulli origjinal: Europa duhet të veprojë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e katalanëve 

Shkruar nga Ada Colau, kryebashkiakja e Barcelonës, për "The Guardian" - Pergatiti: TPZ.AL