TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendosja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit nuk e ka stepur ish kryministrin Berisha i cili hodhi sërish sot në seancën e radhës akuza shumë të rënda ndaj qeverisë dhe familjarëve të tyre. Berisha Akuzoi Ramën si të lidhur direkt me krimin e organizuar dhe si pjesë e tij.
Nga foltorja e Kuvendit ai lëshoi këto akuza: “A nuk është Edi Rama që ndërseu banditin në Parlament për të goditur deputetin e opozitës. Ja ku është krimi, kryetrimi, nëna e krimit. Kreu i Meduzës. Edi Rama je koka e krimit. Në celularin tënd ke me dhjetëra e qindra mesazhe nga vrasës, trafikantë droge. Ke ministra që mbajnë në eskortë serial killer. Ti ia rrëmbeve Shullazin atij tjetrit dhe e bëre pjesë të qenies tënde. E përdore për të çuar mesazhe vrasëse kreut të opozitës. E përdore gjersa në një rast unik në histori e arrestoi opozita me një denoncim që bëri. Ti, për të mbrojtur lidhjet tua me krimin, emëron krye të Forcave të Rendit, Xhafën, vëllanë e një prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në atë pozicion, më së paku je në konflikt flagrant interesi. Ky nuk mundet të bëjë të paditurin”, u shpreh Berisha.
Pasi mbaroi me vëllanë e ministrit të brendshëm ish kryeministri iu drejtua kryeministrit Rama për vëllanë e tij Olsi Rama si të lidhur me bandat e trafikut të drogës.
Ish-Kryeministri ka dhënë targën e makinës të përshtatur për transport kokaine dhe datat në të cilat ka udhëtuar me të Olsi Rama.
“AA 635 DM, kjo makinë është makina e transportit të kokainës. Shko pyet te Krimet e Rënda ose thuaji asistentes tënde. Pasagjerë të kësaj makine të përshtatur për transport kokaine kanë qenë Genci Kasem Xhixha, Ermal Ilir Hoxha, Gentian Hasan Gjonaj dhe pasagjeri i katërt ishte Olsi Rama”, tha Berisha. Sipas tij vëllai I kryeministrit Olsi Rama ka lëvizur në këto data me këtë makinë.
6 qershor 2014
8 qershor 2014
11 korrik 2014
13 korrik 2014
Emrat e përmendur nga Berisha janë pjesë e kartelit të Xibrakës, të një laboratori për përpunimin e kokainës që u zbulua në vitin 2014, me këmbënguljen e autoriteteve gjermane.
Tpz.al