TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur seance plenare për ditën e sotme, por mediat bëjnë me dije se Televizioni Publik Shqiptar, nuk pranon të shpërndaje sinjalin për televizionet e tjera. News 24, bën me dije se RTSH kërkon një pagesë për të shpërndarë sinjalin, për këtë arsye seanca plenare nuk do të transmetohet.
Deputeti i Partisë Demokratike, Spaho gjatë seancës plenare është shprehur se "drejtori i RTSH-së, ka vendosur tarifa të papërballueshme", dhe se këtë seancë nuk po e transmeton asnjë media.
Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, gjithashtu foli jashtë sallës së parlamentit dhe u shpreh se pushteti po bën gjithçka "per ta kthyer parlamentin në nje sekt qe nuk flet, dhe fjala nuk shpërndahet". Ai shtoi se veprimi i TVSH-së është "atentati më i madh, është errësimi i sinjalit, errësimi i fjalës për mediat e rëndësishme. Vasili tha se qeveria po e kthen Shqipërinë në situatën e vitit 97, me vetem një televizion. "TVSH kontrollohet nga shkollëpaku që mban çelsat e këtij televizioni."
Pas shqetësimit të ngritur nga media, por edhe protestës së PD-së dhe LSI-së, RTSH e ka lejuar shpërndarjen e sinjalit. Korespondetja e News24, raporton se mund të ketë patur një telefonatë mes kryeministrit Rama dhe drejtorit të RTSH-së. (TPZ.AL)