TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
A është i përfshirë Drejtori i Policisë së Gjirokastrës në aksidentin pranë Memaliajt ku u plagos rëndë shtetasi 59 vjeç Axhem Mërtiri? Aksidenti i ndodhur në fshatin Krahës, pranë qytetit Memaliaj ka pasur pasoja serioze për jetën për 59 vjeçarin Axhem Mërtiri, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal të Fierit. Sipas një statusi të hedhur në rrjetet sociale, gazetari Elio Laze, vë gishtin mbi drejtorin e Policisë së Gjirokastrës. Sipas Lazes dyshohet se Drejtori i Policisë së Gjirokastrës ka përplasur një person dhe më pas ka ikur nga vendngjarja ndërsa policia e ka mbajtur të fshehtë aksidentin. Axhem Mërtiri 59 vjeç, është përplasur ditën e sotme dhe dyshohet se një drejtor i Policisë së Gjirokastrës ka qenë ai që e ka përplasur. “Pamjet tregojnë qartë makinën dhe shoferin” ka thënë Lazet. (tpz.al)
Ja çfarë shkruan gazetari Elio Laze në Facebook: