TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas rrokjes së duarve me Edi Ramën dhe muajve të mjaltit të kaluar me këtë të fundit kryeopozitari Lulzim Basha ndoshta i ndjerë i tradhëtuar ka rendur kësaj here drejt LSI-së. Deklaratat e tij të famshme të fushatës “hidhjani në fytyrë teserat LSI-së, që i përdor si triska buke” dhe se “SHPK-ja e Ilir Metës do falimentonte në 25 qershor, tashmë janë hedhur pas krahëve. Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë fjalët e hidhura janë harruar dhe Basha ka shkuar të përqafohet dhe të rrokë duart kësaj here me deputetët e LSI-së. Të gjendur mes një rivaliteti se kush do bëjë opozitën më të fortë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sot kanë zgjedhur të përqafohen.
Foto të shkrepura sot në Kuvend gjatë seancës plenare janë ndoshta paralajmërimi për një stinë pranverore mes dy partive të opozitës..
Ndoshta më në fund Lulzim Bash aka dëgjuar ata që i thonë se nuk vjen dot në pushtet pa LSI-në. Situata e nderë dhe përçarëse brenda partisë së tij e ka shtyrë zotin Basha të kërkojë aleat dhe mbështetës tek e majta e LSI-së.
Tpz.al