AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 10:58

Sali Berisha: Rama i zi, bëri atentat të rëndë ndaj të drejtës së informimit

Sali Berisha: Rama i zi, bëri atentat të rëndë ndaj të

Sali Berisha ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit për mediat private nga drejtori i TVSH-së, i cili vendosi një tarifë për shpërndarjen e sinjalit.

Berisha u shpreh se "ndërpreja e sinjalit është një atentat i rëndë i Ramës së zi. Edi Rama, u del shqiptarëve, edhe kur hapin derën e frigoriferit, nga mëngjesit deri në darkë. I bëj thirrje me urgjencë të mblidhet kryesia e parlamentit, dhe të abrogojë këtë vendim të pashembullt në historinë e këtij parlamenti. Ky është një dhunim i madh i të drejtës së informacionit"

Kujtojmë se TVSH e anulloi urdhrin e drejtorit të saj, pas komunikimit me kryeministrin Rama.  TPZ.AL