AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 13:18

VIDEO/ Edi Rama : Nuk përqëndrohem dot kur flas me njerëzit, nëse nuk jam duke vizatuar

VIDEO/ Edi Rama : Nuk përqëndrohem dot kur flas me njerëzit,
Piktori shëtitës dhe kryeministri, Edi Rama, ka marrë pjesë me punimet e tij në Bienalen e Venecias. Kjo ngjarje u shoqërua me mjaft polemika, për shkak se, sipas disa dokumentave të zbuluara nga një media online, karriera artistike e Edi Ramës po sponsorizohet me paratë e buxhetit të shtetit. Rama ka përgatitur edhe një video për këtë bienale. Në këtë video, kryeministri artist shpjegon lidhjen e tij të madhe me vizatimin. Rama tregon një histori me një vizitor në zyrën e tij kryeministrore, i cili u ofendua shumë kur Rama vizatonte ndërkohë që ai fliste. Në vizitë e dytë të këtij personi, Rama tregon se e mbajti veten dhe nuk i’u dorëzua instiktit që e thërret për të shpalosur talentin mbi shkresat dhe dokumentat mbi tryezë. Megjithatë, vizitori sërish ishte i pakënaqur sepse Rama i dukej i shpërqëndruar. Atëherë Rama i shpjegoi se gjithkush që e dëshiron vëmendjen e Kryeministrit, duhet të flasë vetëm kur kryeministri vizaton. Këtë histori të shkurtër Rama e tregon vetë, ndërkohë që në video shfaqen pamje nga kryeministria dhe zyra e tij e përshtatur veçanërisht për vizatimet. Portali Hashtag.al publikoi një raport të KLSH-së që tregon se bienalja ku merr pjesë Edi Rama, është financuar nga paratë publike. Portalet online, kanë qenë të vetmet që e kanë publikuar këtë skandal dhe  shqetëzimin se si po shpenzohen paratë e shqiptarëve. Asnjë televizioni nuk i është dukur me rëndësi kjo ngjarje. / TPZ.AL /

VIDEO: