TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tragjike ka rezultuar dita e sotme të paktën për 3 shtetas të cilët kanë humbur jetën në dy aksidente rrugore të ndryshme. Aksidenti i parë përfshiu një makinë e cila përplasi dy persona që po udhëtonin me motorr, duke shkaktuar vdekjen e të dyve, në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Njëri prej viktimave që lëviznin me motor vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri i plagosur rëndë u transportua në Spitalin Rajonal të Korçës, ku nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, dhe ka shoqëruar drejtuesin e “Benz-it”, 55-vjeçarin me inicialet P.G
.
Aksident i radhës ka ndodhur në Fier ku humbi jetën një 42-vjeçar. Aksidenti ndodhi në rrugën Fier-Cakran.
Mësohet se shtetasi me iniciale F.Y. u nda nga jeta pas një përplasje mes dy makinave. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e përplasjes se dy makinave me pasojë një viktimë.
Sinjalistika rrugore është shpesh shkaku kryesor i aksidenteve rrugore ku pasojat janë thuajse të shoqëruara me viktima çdo ditë. Nga ana tjetër edhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve dhe motoçikletave që qarkullojnë në rrugë është e lartë. Policia e shtetit nuk ka mundur të ul numrin e viktimave të aksidenteve rrugore pavarsisht ashpërsimit të ligjit për shkelësit dhe rritjen disa fish të gjobave. Shqipëria sipas Instat mbetet ende vendi me numrin më të lartë të viktimave për frymë nga aksidentet rrugore. (tpz.al)