TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës njofton se ditën e sotme janë sekuestruar 4 automjete të blinduara me një vlerë rreth 1 milion euro. Automjetet dyshohet se janë të trafikuara.
Njoftimi i policisë:
Vijon zbatimi i planit të masave "Vjeshtë 2017". Sekuestrohen 4 automjete të blinduara me një vlerë rreth 1 milion euro. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në kudër të planit të masave "Vjeshtë 2017", sekuestroi 4 mjete të blinduara :
- Automjet tip "Audi", ngjyrë e zezë.
- Automjet tip "Benz Mercedes", ngjyrë e zezë.
- Automjet tip "Audi", ngjyrë e zezë.
- Automjet tip "Mercedes Benz", ngjyrë e zezë.
Automjetet e sekuestruara sipas vlerës së tregut kapin shumën rreth 1 milon euro. Këto automjete dyshohet të jenë të trafikuara. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorrike" dhe "Pastrim produktesh të veprës penale".
VIDEO:
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/09/video-sot-.mp4"][/video]