AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 10:07

Tjetër drogë e sekuestruar, dy të arrestuar

Tjetër drogë e sekuestruar, dy të arrestuar

Policia ka arrestuar një tjetër posedues të lëndëve narkotike. Kësaj radhe arrestimet janë kryer në fshatin Malshovë të Përmetit. U sekuestruan tre thasë plastmasi me kanabis, një sasi prej 38 kg. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M.Q, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg kanabis si dhe 13 fishekë dhe një çifte pa leje.

Një ish-të dënuari për vrasje në Këlcyrë i janë gjetur nga Policia thasë me kanabis në shtëpi gjatë një operacioni policor të zhvilluar dje. Th. T. 57 vjeç, banor në Malshovë, u arrestua sërish.

Pas informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit Th.T. dhe në banesën e shtetasit M.Q., në fshatin Malshovë, Këlcyrë kishte lëndë narkotike, Komisariati i Policisë Përmet në bashkëpunim me kolegët e Gjirokastrës u organizuan dhe ushtruan kontroll në banesa,

Policia kreu arrestimin e Th.T, 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje" dhe të M.Q, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.

tpz.al