AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 15:03

Rama i turret Bashës: As zverdhesh dhe as nxihesh

Rama i turret Bashës: As zverdhesh dhe as nxihesh

Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer në përgjigjen e tij ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit për lidhje të qeverisë me krimin.

Nga foltorja e Kuvendit Rama pohoi se me akuzat që Basha bën tek ndërkombëtarët, si nxihet as faqja.

Rama nuk pranoi të komentojë asnjë fjalë për akuzën e drejpërdrejt të Lulzim Bashës se duhet të shkarkojë Qazim Sejdinit, si të lidhur me bandat në Elbasan.

Rama në parlament:

Nuk bëhet politikë me krimin se nëse bën politikë me të quhesh logues i krimit dhe sa herë të dilni të merrni vota do merrni pupla. Mos i dini shqiptarët budallenj ju? Po pse ata skano sy e vesh ju duheni ju për t’ju treguar se çfarë po ndodh? Pse kush jeni ju guximtarët dhe gjithë shqipatrët paskan frikë për të folur me fjalë dhe me votë? Sa qesharakë që bëheni. Po pse krimi është etnik? Kriminelët s’kanë atdhe.