TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vihet në pranga nga Policia e Tiranës 25-vjeçari i kapur me kokainë. Dilklen Vata, nga Laçi, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur zona e shkollës "Bajram Curri", i është gjetur e fshehur në çorape, një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera, fshehur në çelësat e makinës.
Pas kontrollit të policisë në banesë, iu gjetën dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 22 doza kokaine, që rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë dhe një makinë e markës "Rover".
Lidhur me ngjarjen, policia sqaron se materialet hetimore i ka referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale " Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike"
