AKTUALITET, 28 Shtator 2017, 18:13

Del raporti i OSBE-së për zgjedhjet, si gjithmonë ka progres por ska zgjedhje të lira e të ndershme

Del raporti i OSBE-së për zgjedhjet, si gjithmonë ka progres por

Ashtu siç pritej dhe siç ka ndodhur në të gjithë raportet zgjedhore të OSBE-së për Shqipërinë aty listohen një sërë arritjesh ndërsa thuhet se shitblerja e votës, ndikimi i administratës dhe votimi kolektiv mbeten prezente si problematika.

Institucioni ndërkombëtar që monitoron zgjedhjet në Shqipëri edhe pse pjesë e reformave zgjedhore dhe ligjore në këtë fushë gjithmonë e më tepër bën thirrje për ndryshim të vazhdueshëm të ligjeve. Shqiptarëve u mbetet ta lexojnë këtë raport me shpresën se ai i radhës do jetë i tillë ku legjitimon zgjedhje të lira e të ndershme edhe në Shqipëri.

Sipas këtij raporti u zhvillua një fushatë e lirë, ku u respektuan  liritë themelore.

Sipas raportit politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, si dhe akuzat e gjera për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, hoqën besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Raporti thekson se dita e zgjedhjeve ka qenë e rregullt, por ka pasur dhe shkelje të disa procedurave në disa prej qendrave të votimit.  "Janë vërejtur votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë". Raporti final i OSBE, ka theksuar se problem i rëndë mbetet shitblerja e votes gjë për të cilën duhen përdorur disa mekanizma të rinj ligjorë.

OSBE bën thirrje për hartimin e një reforme të re zgjedhore gjithëpërfshirëse.

 

tpz.al