TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur në një incident me të shtëna në një dyqan në lagjen Fatih të Stambollit, një nga zonat më të njohura turistike të metropolit turk. Sipas mediave turke, ngjarja ndodhi pas një grindjeje mes pronarit të dyqanit dhe një klienti. Raportimet paraprake, të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, bëjnë me dije se konflikti mund të ketë ndodhur në një këmbim valutor.
Policia ka arrestuar një të dyshuar në vendngjarje, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Ndërkohë, agjencia private e lajmeve DHA publikoi fotografi nga vendngjarja, ku shihet një person duke u transportuar me barelë drejt një ambulance.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.