TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nisma e 3 ditëve të fundit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me kushtet e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, ka çuar në mbylljen e 28 pikave të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj.
Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqëndruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotsimin e disa kushteve. Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standarteve të parashikuara me ligj.
Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj.