AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 23:38

Rishfaqet Ben Blushi me dy miqtë e tij të vjetër (Fotolajm)

Ish deputeti njëherësh kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, është rishfaqur sërish. Pas një kohe të gjatë shkëputje, Blushi është fotografuar me miqtë e tij, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu (ky i fundit këshilltar i Ramës).

Ata ndodhen të tre në Shën Peterburg, ku mesa duket kanë marrë pjesë në sesionin e 137-të në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar.

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku LIBRA nuk mundi të nxirrte një deputet për shkak të sistemit elektoral, Ben Blushi ka vendosur që të mbaj një profil të ulët mediatik. Blushi ka vendosur që të mos flasë për një periudhë kohe të pacaktuar, kjo për shkak se ai po respekton vendimin e sovranit në zgjedhjet parlamentare.

Ben Blushi vijon të mbetet një figurë karizmatike, i cili ngjall jo pak interes./TPZ.AL/